Lajmi i fundit

Gazetari i BILD publikon skandalin: Rama mori të dhënat nga celularët e ekipit televiziv gjerman

Vrau gruan e kunatën/ Musta mbetet në burg përjetë: Kam merak fëmijët

Vrau gruan e kunatën/ Musta mbetet në burg përjetë: Kam merak fëmijët

10:38, 07/12/2021
A+ Aa A-

Burg përjetë për Gazmend Mustën, i cili akuzohet se vrau gruan dhe kunatën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit në Vlorë, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit.

Musta shfaqi pendesë në gjyq për krimin e dyfishtë brenda familjes dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Gazmend Musta e kreu krimin në prani të fëmijëve të tij, vajzës 7 vjeç e djalit 3-vjeçar.

33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit.

Sapo është ndeshur me policët para komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur.

Më parë ai i kishte telefonuar të atit, duke i rrëfyer krimin. Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco