Lajmi i fundit

Gazetari i BILD publikon skandalin: Rama mori të dhënat nga celularët e ekipit televiziv gjerman

Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 66-vjeçari

Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 66-vjeçari

10:12, 07/12/2021
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes, në afërsi të Bishtit të Zhurit në Kavajë.

Si pasojë e përplasjes nga një mjet, ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco