Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për mediat

EMRI- VIDEO/ U arrestua pasi dhunoi ish-dhëndrin, por policët habiten nga ajo që gjejnë në banesën e tij

EMRI- VIDEO/ U arrestua pasi dhunoi ish-dhëndrin, por policët habiten nga ajo që gjejnë në banesën e tij

08:43, 07/12/2021
A+ Aa A-

Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri.

Arrestohte nga policia në flagrancë shtetasi Kanto Narkaj.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një arsenal i vertetë armësh.

“Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë”.

Ja njoftimi i policisë:

Lezhë

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Finalizohet operacioni policor "Parandalimi".

Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale. 

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Dhuna në familje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco