VIDEO SYRI TV/ Vrasja e ish-deputetit, bashkëshortja e viktimës identifikon autorin

VIDEO SYRI TV/ Vrasja e ish-deputetit, bashkëshortja e viktimës identifikon autorin

17:41, 06/12/2021
A+ Aa A-

E veja e ish-deputetit Pashko Ujka, që u vra pak ditë më parë në Shkodër, konfirmoi në polici dyshimet se bashkëshorti i saj është vrarë nga i riu Kristian Kelmendi. Ndërkohë djali i ish-deputetit ka deklaruar se Aleksandër Kelmendi, babai i autorit të dyshuar, i kishte një borxh prej 20 mijë eurosh ish-deputetit që u vra në 29 nëntor në Shkodër.

SYRI TV

Bashkëshortja e ish-deputetit Pashko Ujka, që mbeti i vrarë në 29 nëntor në Shkodër, ka dëshmuar për herë të dytë në polici lidhur me ngjarjen. Burime bëjnë me dije, se e veja e viktimës, ka konfirmuar se sipas saj autori i ngjarjes është Kristjan Kelmendi, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes.

Dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës, rëndon më tej pozitat e 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e ish deputetit.

Por avokatët mbrojtës të të riut, kanë mohuar akuzën gjatë masës së sigurisë, duke deklaruar se Kristjan Kelmendi në datën 29 nëntor, ka qenë në Kosovë së bashku me Marjan Kolën, i cili gjithashtu është arrestuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Ndërkohë, djali i viktimës, Emanuel Ujka, ka konfirmuar se babai i tij ka pasur një konflikt me Aleksandër Kelmendin, babain e 20-vjeçarit të arrestuar. Konflikti ka qenë për një borxh prej 20 mijë eurosh, që Aleksandër Kelmendi i kishte për t`i shlyer ish deputetit Pashko Ujka, në lidhje me një banesë.

Ish-deputeti, 11 vjet më parë kishte nxjerrë forcërisht me polici nga banesa familjen e Aleksandër Kelmendit, pasi ky i fundit nuk i kishte shlyer borxhin prej 20 mijë eurosh.

Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në afërsi të banesës së tij në Shkodër. Ai u qëllua me një plumb pas shpine me armë me silenciator.

Pak ditë më pas policia arrestoi dy të rinjtë, Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, të cilët janë lënë në burg me afat 30 ditor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco