I vodhi çantën një vajze dhe plagosi burrin që i doli në krah/ Arrestohet i riu që terrorizoi Tiranën

I vodhi çantën një vajze dhe plagosi burrin që i doli në krah/ Arrestohet i riu që terrorizoi Tiranën

17:14, 06/12/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar në flagrance nga policia një 30-vjeçar i cili vodhi me dhunë çantën e dorës shtetases E. K., 28 vjeçe.

Gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco