EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë

EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë

16:54, 06/12/2021
A+ Aa A-

Një qytetar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Torovicë të Lezhës.

Policia e Lezhës ka bërë të ditur se një makinë ‘Benz’ ka goditur këmbësorin me Ndue Sokoli, i cili ka humbur jeten.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip ‘Benz ‘ ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco