Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ ‘Shtëpi bari’ në Shkodër, gjykata merr vendimin për pronaren, i shoqi në kërkim

VIDEO/ ‘Shtëpi bari’ në Shkodër, gjykata merr vendimin për pronaren, i shoqi në kërkim

12:05, 06/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Marjana Vuksanajt pak ditë më parë pasi policia zbuloi një fermë kanabisi në bodrumin e shtëpisë së saj. Pas konstatimit të arrestimit si të ligjshëm, trupa gjykuese dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj saj.

Në kuadër të operacionit “Jeran”, policia shpalli në kërkim edhe bashkëshortin e saj, i cili dyshohet po ashtu të jetë organizator i aktivitetit të prodhimit dhë kanabisit.

Gjatë kontrollit policia gjeti 139 kanabis sativa të tharë në bodrum si edhe 132 fidane të tjera të mbjella. Krahas tyre, policia gjeti edhe disa llampa që përdoreshin për rritjen e bimëve.

“Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet. Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë pas operacionit: 

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:

Mariana Vuksanaj, 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco