Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

EMRI/ Rrëzohet nga 6 metra lartësi, vdes shqiptari! Dyshimet e para

EMRI/ Rrëzohet nga 6 metra lartësi, vdes shqiptari! Dyshimet e para

11:47, 06/12/2021
A+ Aa A-

Është deklaruar vdekja cerebrale e Dritan Balliut, 38 vjeç, njëri nga dy shqiptarët që u rrëzuan në rrethana ende të panjohura nga një kapanon në Itali.

Të dy u lanë të premten në mëngjes para urgjencës në një spital në Firence nga një makinë, që më pas u largua. 

Sipas hetimeve, të dy po përpiqeshin të hynin në depon e një firme prodhimesh lëkure dhe janë rrëzuar nga një lartësi e pakta gjashtë metra. Në rastin e Balliut, dëmtimet kanë rezultuar vdekjeprurëse. Shqiptari tjetër nuk është në rrezik për jetën. 

Hetimet për tentativën e vjedhjes po kryhen nga karabinierët që po punojnë për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve, që duhet të jenë personat që çuan dy të plagosurit në spital.

Prania e tyre në vendngjarje konfirmohet edhe nga gjurmët e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur pranë kapanonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco