Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

EMRAT/ Foto me gruan pak para se ta mbyste, identifikohet çifti shqiptar

EMRAT/ Foto me gruan pak para se ta mbyste, identifikohet çifti shqiptar

11:28, 06/12/2021
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar fotot e gruas 36-vjeçare nga Shqipëria, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, 40 vjeçar.

Autori, i quajtur Festim, ka thënë për mediat se e ka kryer krimin pas një debati të fortë që ka pasur me të shoqen, e identifikuar me emrin Elona.

Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me duar. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër.

40-vjeçari është munduar që të largohet pas vrasjes, por siç duket është penduar dhe më pas ka marrë vetë policinë në telefon ku ka rrëfyer krimin. Disa orë para ngjarjes, autori kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqej duke përqafuar të shoqen.

Çifti jetonte në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi. Dy fëmijët e tyre janë marrë në kujdestari nga daja, vëllai i Elonës, i cili jeton në të njëjtin fshat./tvklan.al

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco