Hetimet për vrasjen/ Saimir Hoxha e arrestoi në flagrancë Aldi Ramën

Hetimet për vrasjen/ Saimir Hoxha e arrestoi në flagrancë Aldi Ramën

10:22, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ekzekutimi i oficerit të policisë së Lezhës Saimir Hoxha 4 muaj më parë në zonën e Ishull-Lezhës mund të mos ketë qenë një vendim i momentit i 21 vjeçarit Aldi Rama, për shkak të frikës, por për shkak të një mllefi të akumuluar të të riut për policin, i cili më parë e kishte arrestuar në flagrancë, madje kishte bërë gati edhe dokumentet për prokurorinë për tu ndjekur penalisht.  

Mësohet se procesverbali i arrestimit dhe referimit në prokurori të Aldi Ramës është firmosur pikërisht nga Saimir Hoxha dhe 2 kolegë të tij, raporton Report TV. 

Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar direkt me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit pasi ka ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte i riu.

Procesverbali që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu.

Në lidhje me këtë çështje hetimet për veprën penale "Kryerja veprimesh arbitrare" po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha u shpall 'Dëshmor i Atdheut'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco