Kush i njeh këta dy njerëz të rrezikshëm, të telefonojë urgjent në Polici - FOTO

Kush i njeh këta dy njerëz të rrezikshëm, të telefonojë urgjent në Polici - FOTO

10:00, 06/12/2021
A+ Aa A-

Në foton e mësipërme janë dy persona, të dyshuar si hajdutët që kanë kryer një vjedhje të rëndë në 30 maj 2021 në Skënderaj të Kosovës. Policia kosovare ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve edhe në Shqipëri në rast se mund t’i identifikojnë dy personat në foto, duke e nxjerrë njoftimin në rrjetet sociale.

“Policia e Mitrovicës së Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lejuar publikimin e fotografive në media të dy personave të dyshuar. Publikimi i fotografive bëhet me qëllim që në bashkëpunim me qytetarët, të bëhet i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skënderaj.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës. Informacione për personat në kërkim, mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit në Kosovë “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192

- +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

- 044/633 551

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco