Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është zhdukur në Gjilan. Kallëzimin në polici e ka paraqitur babai i tij.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se ka dalë nga shtëpia, djali i tij dhe deri me tani nuk ka njohuri se ku ndodhet. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar lënda e rastit”, thuhet në raport.
© SYRI.net