EMRI/ Plagosi me thika 41-vjeçarin në Elbasan, vihet në pranga autori 24-vjeçar

EMRI/ Plagosi me thika 41-vjeçarin në Elbasan, vihet në pranga autori 24-vjeçar

21:55, 05/12/2021
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Bernardo Petrit Kasriu, 24 vjeç.

Ai dyshohet se është autori i plagosjes së shtetasit Adrian Qosja, 41 vjeç.

Qosja, si pasojë e plagëve që ka marrë, është dërguar tek Trauma në Tiranë, ku është në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi  A.Q., 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco