Misteri/ Shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

Misteri/ Shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

13:31, 05/12/2021
A+ Aa A-

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i dënuar shqiptar ne Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot.

Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut te Malandrinos, ku ka ndërmarrë aktin tragjik, sipas medieve greke.

38-vjeçari mësohet se ka varur veten me lidhëset e këpucëve ne dritaren e furgonit që në gjuhën e policisë greke quhet ‘Kluva’.

Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale.

Kanë nisur hetimet për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx05/12/2021 14:34

Po çfare misteri. Eshte politike e paster kriminale kunder shqipetarve. I vrasin qellimisht per mos i mbajtur e ushqyer me taksat e qytetarve greke neper burgje. Askush dhe asnje politikan shqipetar nuk e ka ngritur si shqetesim dhe nuk ka kerkuar hetim qofte ne nje rast te vetem,ndersa per terroristin Kacifaj u ngrit i gjithe shteti grek ne kembe.

Shto koment

Denonco