Gjykata e Rishqyrtimit të Prokurorisë së Palermos ka konfirmuar "arrestin me burg" për ekonomistin italian Fabio Petruzello, duke hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.
Për një nga akuzat atij i është njohur arresti shtëpiak, por në akuzat kryesore është konfirmuar urdhri i arrestit me burg , gjë që bën Petruzello të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Fabio Petruzello u arrestua së bashku me sipërmarrësin Francesco Zumma për riciklimin ndërkombëtar e pastrimin e 19 milionë euro në një filial të Alpha Bank në Tiranë.
© SYRI.net