Shfryhet dosja e uniformave, SPAK kërkon veç nga 1 vit burg për të pandehurit

Shfryhet dosja e uniformave, SPAK kërkon veç nga 1 vit burg për të pandehurit

15:53, 03/12/2021
A+ Aa A-

Arrestimet me shumë bujë të bërë disa muaj më parë, duket se do të përfundojnë me dalje nga qelia të të pandehurve për dosjen e uniformave të policisë.

Prokuroria Speciale SPAK në pretencën dhënë sot për personat e përfshirë në tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme, ka kërkuar dënime të ulëta.

Prokuroria speciale, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj me gjykim të shkurtuar për të pandehurit e arrestuar. 

Zyrtarët e arrestuar nga SPAK:

Edlira Naqellari

Flutura Cerkezi

Ani Omuri

Klevis Hasani

Kreshnik Bejkaj

Fatmir Demneri

Mariglen Buzali

Gezim Mingaj

Anisa Bogdani

Për Aurora Mullajn SPAK ka kërkuar konvertim te dënimit në shërbim prove.

Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik.

Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/12/2021 16:06

E kush nuk do ta bente ne Shqiperi apo ne bote, 1 vit e gjysem burg per partine dhe per 1 milion euro te thata!!!!??? Zere se ishin nga 1 vit e gjysem refugjat apo emigrant dhe u ktheve ne shtepi me nga 1 milion Euro ne xhep!!! Me 1 milion euro siguron jeten e 3 brezave. Bravo SPAK! Bravo GJKKO! Çfare mund ti themi nje qytetari te thjesht, nje pensionisti te mjere, nje te paafti te mjere per pune, nje mesuesi, nje polici te thjeshte apo nje qyqari qe e shet voten per 30€, kur ne Ministrine e Brendshme vidhen te pakten 15 milion euro me tendera hajdutesh??!!!!!

Shto koment

Denonco