Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese refuzon komisionin ‘Xhafaj’, Zaçaj: Nuk marrim pjesë

Antikorrupsioni: Ky është prokurori që ndërmori arrestimin e mbi 30 zyrtarëve në Kosovë

Antikorrupsioni: Ky është prokurori që ndërmori arrestimin e mbi 30 zyrtarëve në Kosovë

13:56, 03/12/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Eksperti për çështje të sundimit të ligjit, Ehat Mivftaraj ka reagaur pas arrestimeve të reja për skandalin e subvencioneve në bujqësi në Kosovë. Sipas Miftarajt, Prokuroria Speciale ka merita, por suksesi i dedikohet veçanërisht një prokurori, shkruan Syri.net Kosova.

“Arrestimet per subvencionet jane rezultat dhe sukses i Prokurorisë Speciale, por me theks te veçante prokurorit Rafet Halimi.Politika mundet të mundohet të marrë meritat edhe per faktin se dielli lind në mengjes, por kurrsesi jo për rastin në fjalë”, ka shkruar Miftaraj.

Krimet Ekonomike janë duke e vazhduar operacionin “Subvencioni 2021” në së paku katër komuna, ku sipas burimeve brenda Prokurorisë Speciale, numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në 30.

Të arrestuarit në Istog, Pejë, Lipjan e Ferizaj, dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi. Katër të arrestuar, Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi, janë zyrtarë të komunës së Istogut.

Brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë në komunën e Istogut janë me kontratë.

Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco