VIDEO-SYRI TV/ Probleme nga moti në disa qarqe, në Shkodër, shiu bllokon rrugët

VIDEO-SYRI TV/ Probleme nga moti në disa qarqe, në Shkodër, shiu bllokon rrugët

14:16, 03/12/2021
A+ Aa A-

Moti I keq në vend ka shkaktuar problematika në disa qarqe. Në Shkodër rrugët janë të bllokuara nga reshjet e dendura të shiut. Në fshatin Panarit të Korçës prej 6 ditësh nuk ka furnizim me energji elektrike për shkak të dëborës së dendur. Ndërsa era e fortë ka pezulluar aktivitetin e mjeteve të vogla lundruese në Vlorë. 

Syri Tv

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në qytetin e Shkodrës  të gjitha rrugët e qytetit aktualisht janë të bllokuara.

Në Korçë, fshati Panarit prej ditës së hënë  është I bllokuar dhe pa  energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat. Aktualisht nuk është arritur të ndërhyet për shkak të terrenit të vështirë dhe dendësisë së borës.

Në qarkun e Kukësit,  për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shiut  me intensitet të lartë gjatë natës, ka pasur rënie inertesh në akset rrugore nacionale Tropojë dhe në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec. Situata është normalizuar dhe rëshqitja e tyre aktualisht nuk përbën problem.

Në qarkun e Vlorës, era e fortë që fryn në drejtimet Jug-Juglindje  dhe   Jugperendim ka detyruar Kapitenerinë të ndalojë lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, ndërkohë që pritet një vonesë prej 7 orësh e Tragetit të linjës me Italinë.

Probleme në furnizimin me energji elektrike ka pasur edhe në njësinë Labinot Mal, në qarkun e Ebasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco