Gjykata kthen në SPAK dosjen e kryebashkiakut të Mallakastrës

Gjykata kthen në SPAK dosjen e kryebashkiakut të Mallakastrës

14:06, 03/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme rrezon kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Isamailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim të hetimeve, pasi konstatoi mungesën e akteve te komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.

Më 1 nëntor të këtij viti SPAK mori të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco