Operacion i madh antikorrupsion në Kosovë, dhjetëra zyrtarë të arrestuar

Operacion i madh antikorrupsion në Kosovë, dhjetëra zyrtarë të arrestuar

13:18, 03/12/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke realizuar aksionin “Subvencione” në disa qytete të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e Kelanit.

Raportohet se mbi 20 persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni, ku katër prej tyre janë zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë në Istog, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Sinjali shkruan se katër zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë, që u arrestuan në Komunën e Istogut janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi.

Kujtojmë se Krimet Ekonomike në aksionet e mëparshme kanë arrestuar mbi 20 zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AZHB. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti. Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco