Kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut dy avionët me viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Avionët ushtarakë janë ulur në aeroportin e Shkupit, ku u pritën nga familjarët e viktimave dhe nga zyrtarë të lartë. Për 45 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, teksa po ktheheshin nga Turqia, do të ketë një ceremoni shtetërore.
Aksidenti i rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku ne mesin e viktimave kishte dhe fëmijë. Autoritetet bullgare po hetojnë intensivisht, por ende nuk është zbuluar shkaku i plotë i aksidentit.
Përpara se viktimat të niseshin për aeroport, pati një incident para morgut. Sipas medieve bullgare, kamioni i mbërritur për të marrë trupat e viktimave ngeci në hyrje, pasi ishte më i lartë se ç’duhet. Pas rreth dy orësh, çështja u zgjidh.
© SYRI.net