Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese refuzon komisionin ‘Xhafaj’, Zaçaj: Nuk marrim pjesë

Vrasja e ish-deputetit Ujka/ Kelmendi dhe Kola: Nuk ishim në Shqipëri...

Vrasja e ish-deputetit Ujka/ Kelmendi dhe Kola: Nuk ishim në Shqipëri...

10:33, 03/12/2021
A+ Aa A-

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, iu është komunikuar arrestimi. Mësohet se ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri.

Policia tashmë do të verifikojë nëse Kola dhe Kelmendi e kanë kaluar kufirin për në Kosovë apo jo. Gjatë festave të nëntorit në kufi ka pasur edhe lehtësime.

Kujtojmë se policia ra në gjurmët e Kelmendit pas dëshmisë së djalit të Pashko Ujkës. Të riut i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Ndërkohë burime për Abc treguan se vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka është kryer në një orar, kur në parkun ku po shëtiste me bashkëshorten e tij, mungonte energjia elektrike.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona me të zeza që ecnin me shpejtësi. Por grupi hetimor nuk është i sigurt nëse janë autorët e dyshuar apo prej motit me shi nxitonin të shkonin në shtëpi.

Hetimet fillimisht u përqendruan te e shkuara politike si deputet dhe ish0kryetar komune, por deri tani nuk ka asnjë konkrete. Pashko Ujka kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ndodhej për kurim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco