Afera me lokalin brenda burgut, dënohet me burg ish-drejtori i ‘313’-ës

Afera me lokalin brenda burgut, dënohet me burg ish-drejtori i ‘313’-ës

09:37, 03/12/2021
A+ Aa A-

Ish-drejtori i burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjistikës Florin Ahmetaj u dënua me 4 vite burg.

Vendimi u dha sot nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 3 vite burg Ervin Kurtullën, i përfshirë në këtë skemë korruptive.

Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit 'Jordan Misja', në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i logjistikës, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjetë e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco