EMRAT/ Objekti pa leje në Llixha, dy inspektorë te IMT dhe 6 punëtorë në pranga, në kërkim pronari

EMRAT/ Objekti pa leje në Llixha, dy inspektorë te IMT dhe 6 punëtorë në pranga, në kërkim pronari

09:01, 03/12/2021
A+ Aa A-

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.

Të arrestuarit janë:

- Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli, 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

- Indrit Çekrezi, 33 vjeç, Xhoi Pëllumbi, 23 vjeç, Kristo Gjyla, 35 vjeç, Albion Dedja, 39 vjeç, Shkëlqim Vlashi. 35 vjeç dhe Kledis Muça, 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Todi Puka, 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera nga policia për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco