Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e Rrogozhinës

Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e Rrogozhinës

20:08, 02/12/2021
A+ Aa A-

Një aksident tragjik është shënuar në bypass-in e Rrogozhinës, ku një person 60 vjeç ka ndërruar jetë për shkak se u përplas nga një makinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit "Teqja" dhe shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Kavajë/ Informacion paraprak 

Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit "Teqja", mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco