EMRAT/ Aksidenti i autoambulancës në Rinas, vdes pacientja, dy të plagosur rëndë

EMRAT/ Aksidenti i autoambulancës në Rinas, vdes pacientja, dy të plagosur rëndë

08:12, 28/11/2021
A+ Aa A-

Një grua e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të pas mesnatës të ndodhur në Rinas.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm, se një grua paciente në autoambulancë ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur infermieri dhe shoferi.

Viktimat është identifikuar si Anila Bërdaku, ndërsa të plagosurit janë Arjan Balloku infermier dhe Ilir Shullazi, shoferi i autoambulancës.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e ‘Rinasit’, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco