FOTO/ Autoambulanca përplaset me ‘Golfin’ në Rinas

FOTO/ Autoambulanca përplaset me ‘Golfin’ në Rinas

01:01, 28/11/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në rrugën e Rinasit. 

Syri.net sjell me foto pamje nga ky aksident tragjik.

Siç edhe duket nga pamjet, një automjet ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër. 

Ambulanca është përplasur me një automjet tip “Golf 5”. 

Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.

Image

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy persona, pacientja dhe shoqëruesja e saj kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik. 

Ndërsa drejtuesi i autoambulancës Ilir Shullazi ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua, duke i marrë jetën pacientes dhe personit tjetër që e shoqëronte. 

Mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco