I riu qëllon në ajër me pistoletë manovër nga makina, alarmohen banorët

I riu qëllon në ajër me pistoletë manovër nga makina, alarmohen banorët

22:52, 27/11/2021
A+ Aa A-

Një person ka qëlluar me pistoletë manovër në ajër mbrëmjen e sotme në Tiranë, te 'Fusha e Aviacionit', nga një automjet në lëvizje. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së kësaj të shtune dhe zhurma e të shtënave ka alarmuar banorët.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një gëzhojë në cilësinë e provës materiale. 

Autori i të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që 'blutë' janë vënë në ndjekje të tij. 

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur "Fusha e Aviacionit", një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco