'E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq në prehër'/ Dëshmi rrëqethëse nga sulmi në Deçan

'E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq në prehër'/ Dëshmi rrëqethëse nga sulmi në Deçan

20:59, 27/11/2021
A+ Aa A-

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrë nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco