‘Çifti’ i vdekur në Kavajë/ Gruaja nga Tirana u denoncua e zhdukur, burri nga Golemi nuk përgjigjej në telefon

‘Çifti’ i vdekur në Kavajë/ Gruaja nga Tirana u denoncua e zhdukur, burri nga Golemi nuk përgjigjej në telefon

19:42, 27/11/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon.

Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë.

Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4 që i është larguar nëna nga shtëpia.

Edhe djali i 60 vjeçarit ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur.

Sot pasdite i ka shkuar në shtëpi dhe i ka rënë derës, por sërish nuk i është përgjigjur njeri.

Kësisoj ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe të zjarrfikëses dhe në orën 17:45 e kanë hapur derën me forcë policia dhe zjarrfikësja dhe i kane gjetur te dy pa jetë.

Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjtë kanë ndjerë erën  e gazit  dhe dyshohet se mund të kenë vdekur mbrëmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco