VIDEO/ Gjenden të vdekur burrë e grua në Kavajë, ja dyshimet e para

VIDEO/ Gjenden të vdekur burrë e grua në Kavajë, ja dyshimet e para

18:54, 27/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja ku një çift është asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen. 

Sipas policisë dyshohet se çifti i bashkëshortëve Mihal Jani dhe Anila Llulla kanë humbur jetën një ditë më parë. 

Ata janë gjetur vetëm sot pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco