Një aksident tragjik në Itali ka përfunduar me vdekjen e një 24-vjeçari shqiptari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në hyrje të Serra San Quirico
Shqiptari, me inicialet F.K., është futur në autostradën që e çonte për në Serra San Quirico dhe ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, makina ka përfunduar e përmbysur jashtë autostradës.
I riu shqiptar ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
© SYRI.net