Sherr me kosore mes vëllezërve, njëri përfundon në spital i prerë rëndë

Sherr me kosore mes vëllezërve, njëri përfundon në spital i prerë rëndë

16:37, 22/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë një përplasje të rëndë mes 2 vëllezërve në Fier, njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me mjet prerës, tip kosore.

Nga raportimet e policisë, 45 vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco