VIDEO-SYRI TV/ Manja firmos ekstradimin, Alket Hatia reagon nga arratia

VIDEO-SYRI TV/ Manja firmos ekstradimin, Alket Hatia reagon nga arratia

16:13, 22/11/2021
A+ Aa A-

Alket Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, është dhënë miratimi edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Alket Hatija i quajtur nga mediat italiane si 'Zoti i drogës', është dënuar nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Çështja e ekstradimit të tij ka qenë mjaft e koklavitur për Hatijan pasi, ai është arrestuar disa herë dhe dënuar me 10 vite burg në Shqipëri po për drogë.

Për avokatët e tij, Hatija e ka kryer dënimin këtu në vend dhe se nuk ka pse të ekstradohet në Itali për të kryer sërish një dënim që tashmë e ka bërë. Megjithatë, tashmë për të është vendosur ekstradimi përfundimtar drejt Italisë.

Por Alket Hatija ka reaguar nga arrati për mediat dhe i është përgjigjur ministrit Ulsi Manja. ‘Ministrit tonë të nderuar i them se kisha shumë shpresë tek drejtësia dhe shpresoja që familja ime të gjente më në fund qetësi, meqë kemi një ministër të drejtë.

Por, mesa shoh drejtësia në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Familja ime tashmë ka ngelur vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është një turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë Kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet’-shprehet Alekt Hatija, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco