‘Kanabis, armë të ftohta’, policia arreston 5 të rinj në Tiranë

‘Kanabis, armë të ftohta’, policia arreston 5 të rinj në Tiranë

11:47, 22/11/2021
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit bën të ditur se ka arrestuar 5 persona.

Ja njoftimi:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. S., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të hapë me forcë një kioskë;

– O. V., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. T., pasi ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin A. Q. (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco