Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Dërgohen për gjykim 7 të pandehur

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Dërgohen për gjykim 7 të pandehur

11:39, 22/11/2021
A+ Aa A-

Teksa mbushen gati 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 7 persona, në lidhje me dëmet e shkaktuara.

BW raporton deklaroi se organi i akuzës ka dorëzuar dosjen penale në gjykatën e Tiranës për 7 persona, që i akuzon si përgjegjës për pasojat që kanë ndodhur në kryeqytet. Të pandehur janë marrë për shpërdorim detyre ish-drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish-vartës të tij. Sipas prokurorisë, nga hetimet dyvjeçare, ka rezultuar se ata kanë miratuar lejë ndërtimi në mungesë dokumentacioni.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish-kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë pasi, nga hetimet organi i akuzës ka konstatuar se ata nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi. Gjithashtu prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuar nga lëkundjet e 26 nëntorit 2019.

Kjo është vetëm një nga dosjet që po hetohet për pasojat shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit. Më herët prokuroria ka dërguar për gjykim një subjekt dhe një person i pandehur i cili është dënuar nga gjykata e shkallës së parë dhe pritet verdikti në apel ndërkohë që ka edhe dhjetra të dyshuar të tjerë që janë nën hetim nga ana e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Termeti22/11/2021 12:48

U me rafte pika! Po nga Tirana qe vazhdojne te dalin pallate per shembje, s’ka pas asnje fajtor? Vetem faji i termetit? Po ne Durres? Laç?

Shto koment

Denonco