Vendimi për ekstradimin drejt Italisë, Hatia mesazh ministrit nga arratia: Më latë familjen në dorë të Zotit

Vendimi për ekstradimin drejt Italisë, Hatia mesazh ministrit nga arratia: Më latë familjen në dorë të Zotit

11:32, 22/11/2021
A+ Aa A-

Pasi u vendos që Alket Hatia, i njohur si baroni i drogës të ekstradohej në Itali, ky i fundit ka reaguar nga arratia duke thënë se është bërë kurban.

Hatia thotë se është një turp për drejtësinë shqiptare dhe se konkretisht ministri i Drejtësisë të cilit i dërgoi mesazhin duke thënë se e la familjen e tij në dorë të zotit vetëm e vetëm që fëmijët e qeveritarëve të jetonin në komoditet.

Kujtojmë se Hatia është dënuar me 20 vite burg për trafik droge.

MESAZHI:

I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco