Naftëtarët e rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur në shenjë proteste për të kërkuar pagat e prapambetura.
Ata shprehen se nuk do të lejojnë që uzina të shkojë në demontim, nëse nuk marrin pagat e prapambetura.
Sipas tyre një mjet ka hyrë një kamion për të demontuar uzinën.
Për këtë arsye ata paralajmërojnë se do hynë me forcë në rafineri për të parandaluar demontimin.
"Kemi 13, 14 paga të prapambetura. Duan ta vjedhin uzinën. Kjo është hajdutçe. Nuk dua të demontohet uzina, duam të punojmë", u shpreh një qytetar.
"Vijnë natën heqin pompat. Pasnesër me urdhër të sindikatës të gjithë punëtorët këtu do gjejmë forcë të futemi brenda. Na ka provokuar 2, 3 herë me polica aty" , shprehen qytetarët.
© SYRI.net