Makina del nga rruga në Burrel – Milot, plagosen dy persona

Makina del nga rruga në Burrel – Milot, plagosen dy persona

10:48, 22/11/2021
A+ Aa A-

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot.

Një makinë e bardhë ka përfunduar në shpatin e një gremine në Shkopet.

Policia bën me dije se nga aksidenti janë lënduar dy personat që ndodheshin në makinë, drejtuesi dhe pasagjerja, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi:

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Milot, shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco