Si u kap 'xhuxhi shqiptar' që kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos?!

Si u kap 'xhuxhi shqiptar' që kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos?!

09:36, 22/11/2021
A+ Aa A-

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pjesë e një bande hajdutësh.

Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos kozmopolit dhe 'pushtonte' vilat luksoze.

 Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ata nuk hezitonin të kërcënonin viktimat e tyre dhe të sekuestronin gjithçka që u dukej e vlefshme.

 

Sipas autoriteteve policore, në shtator 2020, grupi kishte grabitur një çift, pronarë të një prej tavernave më të famshme të ishullit.

 Por, siç janë shprehur viktimat, njëri prej autorëve kishte një karakteristikë:

“Ishte shumë i shkurtër në raport me bashkëpunëtorin e tij. Gjatësia e tij ishte 1.60 ndërsa njëri nga bashkëpunëtorët e tij ishte afër 1.80”.

Sipas informacioneve ekskluzive të zougla.gr, ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore. 

 Dosja e krijuar do t'i kalojë Prokurorisë së Sirosit, ndërsa kërkimet për autorët e tjerë vijojnë. 

Megjithatë, sipas informacioneve grupi specifik i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të viktimave që përshkruan se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco