‘Thikë, shkop bejsbolli dhe dorezë hekuri’, policia arreston 18-vjeçarin

‘Thikë, shkop bejsbolli dhe dorezë hekuri’, policia arreston 18-vjeçarin

09:34, 22/11/2021
A+ Aa A-

Janë sekuestruar nga policia e Elbasanit një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco