Grabisnin flori në vila luksoze! Arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Grabisnin flori në vila luksoze! Arrestohen 4 shqiptarë në Itali

17:15, 21/11/2021
A+ Aa A-

Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen se kanë kryer së paku 110 grabitje mes provincave të Venecias, Trevisos dhe Padovës.

Shpëtim Skënderi 28 vjeç, Dilaver Veliu 26 vjeç, Elson Shera 33 vjeç dhe Eriksid Hasimaj, 30 vjeç u kapën në Bassa.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët punonin përherë në grup. Tre hynin të vidhnin shtëpinë luksoze që kishin zgjedhur ta grabisnin, kurse i katërti priste jashtë me automjet, me qëllim largimin sa më shpejt nga vendngjarja.

Ata gjenin vila, që ishin në zona sa më të izoluara. Shqiptarët kishin gjetur metodë për të hapur dyert. Brenda pak kohe, të paaarmatosur, dilnin me florinj e sende të shtrenjta në duar.

Kishte raste për shqiptarët bënin edhe trte vjedhje brenda natës.  

Midis shtatorit dhe tetorit ata grabitën: në zonën veneciane (në San Donà, Pramaggiore, Concordia, Martellago, Annone, Mira, Cinto); në zonën e Trevisos (Santa Lucia di Piave, Cappella Maggiore, Arcade, Salgareda, Vittorio Veneto); në Pordenone (Azzano Decimo, Fiume Veneto, Chions).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco