Bie nga kati e tretë i pallatit një vajzë në Tiranë

Bie nga kati e tretë i pallatit një vajzë në Tiranë

12:36, 21/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mesditë.

Mësohet se një vajze e re është hedhur nga kati tretë në një pallat në zonën e “Don Boskos”.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën "Isuf Balta", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco