Marrëveshja e ekstradimit drejt miratimit në Kuvend, javët e fundit të shqiptarëve në burgjet britanike

Marrëveshja e ekstradimit drejt miratimit në Kuvend, javët e fundit të shqiptarëve në burgjet britanike

11:31, 21/11/2021
A+ Aa A-

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike që parashikon ripranimin e personave që po vuajnë dënimin në burgjet e dy shteteve apo janë të paligjshëm është depozituar në Kuvend dhe pritet të miratohet shumë shpejt.

Pakti është firmosur pak muaj më parë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja britanike, Priti Patel.

Ajo është cilësuar nga mediat britanike si një arritje, pasi shqiptarët e dënuar për krime të ndryshme kanë mbushur burgjet dhe po kanë kosto të lartë të mbajtjes së tyre.

”Marrëveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve, subjekt kthimi/ripranimi, duke komunikuar çdo informacion për ta, duke konsultuar bazën e të dhënave vetëm për qëllim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, thuhet në relacionin e kësaj marrëveshjeje.

Deri më tani, më shumë se 1 mijë kriminelë të huaj janë deportuar nga Britania e Madhe. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e britanike, gjithsej 16% të shkelësve të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco