VIDEO – SYRI TV- Kisha në fshatin Salcë-Kozare e rrënuar/ Banorët: Eshtë pasuri, shteti duhet të marrë masa

VIDEO – SYRI TV- Kisha në fshatin Salcë-Kozare e rrënuar/ Banorët: Eshtë pasuri, shteti duhet të marrë masa

11:26, 21/11/2021
A+ Aa A-

Kisha e Ungjëllizmit në fshatin Salcë-Kozare në rrethin e Kuçovës, një monument kulture 300-vjeçare, është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Kisha po shkon drejt degradimit total pasi 7-vjet pas djegies së saj ende nuk është marrë asnjë masë.

Syri Tv

Kisha e Ungjëllizmit në fshatin Salcë-Kozare në rrethin e Kuçovës,një monument kulture 300-vjeçare,është lënë prej vitesh në mëshirë të fatit. Askush nga institucionet përgjegjëse nuk është kujtuar më për këtë pasuri të veçantë për rajonin dhe gjithë Shqipërinë,e cila u zhduk nga flakët 7-vjet më parë,nga qirinjtë e lënë ndezur pas meshës fetare gjatë festës së Shën Marisë,në 15 Gusht 2014.

Banorët pohojnë se, shkonin çdo ditë në kishë për tu kunguar e për t'ju lutur zotit, festonim aty çdo festë e ditë të shenjtë të kalendarit ortodoks, por prej vitesh, për shkak të shkatërrimit të kishës, pashkët, krishtlindjet e festat e tjera janë të detyruar ti kryejnë në shtëpi.

Banorët i bëjnë apel shtetit të rikonstruktojë sa më parë këtë objekt kulti, aq të rëndësishëm për ta.

Kisha e Shën Ungjëllizmit ishte një nga kishat më të ralla në të gjithë qarkun e Beratit e më gjerë.. Djegia e saj dhe lënia pas dore nga shteti, po çon në humbjen e një pasurie të rrallë shekullore, një objekti kulti me vlera historike dhe arkitektonike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco