VIDEO-SYRI TV/ Asnjë gjurmë nga zhdukja e 28 vjeçarit, sinjalizime se është parë në...

VIDEO-SYRI TV/ Asnjë gjurmë nga zhdukja e 28 vjeçarit, sinjalizime se është parë në...

16:03, 20/11/2021
A+ Aa A-

Hije misteri vijojnë të mbulojnë zhdukjen e 28 vjeçarit, Sherif Mukaj nga Kolonja. Policia dhe familja janë sinjalizuar se është parë në Shkoder, por nga verifikimi i kamerave të sigurisë ka rezultuar se nuk është i njëjti person.

SYRI TV

Policia e Shtetit vijon kërkimet në të gjithë vendin për të riun nga Erseka, 28-vjeçarin Sherif Mukaj, i cili rezulton i zhdukur prej 20 ditësh, teksa hije misteri shoqërojnë këtë histori.

Pas një telefonate nga Shkodra ku thuhej se e kishin parë në një lokal dhe pas fotos së shpërndarë në media, Policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë  kërkuar edhe në këtë qark dhe mësohet se kërkimeve i janë bashkuar edhe familjarë të djalit, të cilët janë detyruar të vijnë nga Amerika.

Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohej të ishte parë djali i tyre, doli se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruhej, nga personi që telefonoi në polici,

28-vjeçari Sherfi Mukaj është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka pirë kafe me shokët e tij.

Sherif Mukaj  përpara se të zhdukej ka lënë makinën, sendet e tij personale, kartën e identitet si dhe një telefon në shtëpinë e tij, ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Pista nga ana e Policisë është ajo e largimit jashtë shtetit, pasi familjarët në qershor i kishin dërguar 500 mijë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco