VIDEO/ Makina e policisë në krah të kundërt, u përplas me Benz-in

VIDEO/ Makina e policisë në krah të kundërt, u përplas me Benz-in

15:17, 19/11/2021
A+ Aa A-

Dy makina janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, në Gjoricë të Bulqizës.

Në aksident është përfshirë një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip ‘Mercedes Benz’.

Sipas policisë drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip ‘Benz’ të drejtuar nga Zenel Murra.

Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër.

Të dy të lënduarit janë transportuar për në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po marrin ndihmën mjekësore.

Polici i plagosur i cili ndodhet në gjendje të rëndë sapo është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco