VIDEO/ Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, merr flakë tubi i aspirimit

VIDEO/ Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, merr flakë tubi i aspirimit

13:58, 19/11/2021
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në repartin e kirurgjisë në Vlorë, ku ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni. 

Nga burime paraprake bëhet me dije se është përfshirë nga flakët kati i tretë i godinës.

Pacientet që kanë qenë brenda te kirurgjia janë dërguar në pavion tjetër. Fatmiresisht nuk ka të lënduar.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco