FOTOT+EMRAT/ Ky është polici i arrestuar se bëri s*ks me një 13-vjeçare, pranga dhe tutorit

FOTOT+EMRAT/ Ky është polici i arrestuar se bëri s*ks me një 13-vjeçare, pranga dhe tutorit

13:10, 19/11/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një punonjës policie akuzohet se ka bërë seks me një vajzë 13 vjeçe që shfrytëzohej si prostitutë nga Stefan Koloi një 62-vjeçar, nga Konispoli.

Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, është arrestuar nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, pas provave për implikim e një punonjësi policie në një ngjarje të rëndë.

Punonjësi i policisë Rako është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga Koloi.

Rako mësohet se ka qenë edhe më parë i arrestuar në 2007 për “dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por ishte shpallur i pafajshëm.

Image

Petraq Roko

Image

Stefan Koloi
 

Njoftimi i SHÇBA-së:

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni ‘Shfrytëzuesit’, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

• S. K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P. R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-2 automjete;

- 4 aparate celularë;

-një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale

-është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’, ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, ‘Prostitucioni’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 19/11/2021 16:24

Dhe akoma diskutohet denimi me vdekje?!?! A e shikoni cfar po ndodh ne kete xhungel shqiptare?!?! Kafshet Kane dale nga pylli!?! Ligji per Denimin me vdekje eshte me teper se I domosdoshem. Keto monstra duhet te digjen te gjalle, denimi me vdekje eshte pak.

Shto koment

Denonco