VIDEO-SYRI TV/ Rritje e abuzimeve seksuale në vend, në 24 orët e fundit denoncohen 2 raste

VIDEO-SYRI TV/ Rritje e abuzimeve seksuale në vend, në 24 orët e fundit denoncohen 2 raste

13:03, 19/11/2021
A+ Aa A-

Abuzimet me të miturit janë kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë denoncuar 2 raste.Denoncimet kanë ardhur nga qyteti I Vlorës dhe tepelenës ndërkohë që policia ka vënë në pranga presonat përgjegjës.

Pas sensibilizimeve publike dhe ngjarjeve në vend me abuzime ndaj fëmijëve duket se ka pasur një rritje të numrit të denoncimeve pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 presona.

Rastet e abuzimeve seksuale ndaj të miturve janë bërë publike në dy qytete të vendit 24 orët e fundit, në vlorë dhe gjirokastër. Më i rëndë ishet ai i qytetit të Vlorës, ku xhaxhai ngacmonte seksualisht mbesën e tij vetëm 11 vjeçe.

Ka qenë babai i saj që ka denoncuar në polici veprimet e turpshme të vëllait të tij ndaj vajzës së mitur.

Në prani të psikologes,  11 vjeçarja ka treguar dhe veprimet që ka kryer ai që duhet të jetë xhaxhai i saj. Pas denoncimit personi përgjegjës ka rënë në pranga.

Ndërkohë një tjetër denoncim për abuzim seksual, njoftohet këtë herë nga qarku Gjirokastër.

Policia lokale bën të ditur se ka vënë në pranga një person me iniciale E.G 34 nga Tepelena, pasi ka ngacmuar seksualisht një bashkëqytetaren e tij vetëm 17 vjeç.

Denoncimi është bërë nga e dëmtuara, ndërkohë që materialit i kanë kaluar prokurit së rrethit gjyqësor gjirkastër.

Abuzimet me fëmijët janë një fenomen shqetsues që po raportohen vazhdimisht në media, teksa sot në Tiranë u mbajt një marshim kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/11/2021 14:04

U rrit femija u prish ne shtepi qetesia,vdiq enveri u dhje qeveria,po abuzohet perdite ketyre duhet tu nxjerresh syte.Mallkuar qofshin

Shto koment

Denonco